Ilir Meta, presidenti në një ditëlindje të veçantë me kardinalin shqiptar në Firenze (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 25-03-2018 Ilir Meta, presidenti në një ditëlindje të veçantë me kardinalin shqiptar në Firenze (FOTO) Takimi i djeshëm me kardinalin Ernest Simoni dhe kryebashkiakun e Firenzes

Një ditëlindje e veçantë dje për presidentin e Republikës Ilir Meta ndërsa është takuar në Firenze me kardinalin shqiptar Ernest Simoni, gjatë një ceremonie në Palazzo Vecchio ku u prit nga kryetari i bashkisë së Firenzes, Dario Nardella.

Ditën e djeshme, presidenti mbushi 49 vjeç, por nuk pati ndonjë festë familjare në Tiranë sepse u nis menjëherë për një vizitë zyrtare në Maltë, raporton newsbomb.al. Në takimin e djeshëm me kryebashkiakun Nardella, ky i fundit ka kujtuar vizitat e tij në Tiranë dhe shumë shpejt do të ketë një vizitë të re. Kreu i shtetit deklaroi se do ta presë në zyrë.

Sot, në orën 10.00 kreu i Shtetit do të takohet me homologun në Maltë dhe pas një bisede zyrtare të dy delegacioneve, të dy presidentët, siç informon zyra e shtypit e presidentit maltez, do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strehuan vrasësin që masakroi Beqirajn, shoqata fetare deklaron në Prokurori ( ÇFARË THANË PARA HETUESVE)
Rruga e Kombit bëhet me pagesë: Taksohen shqiptarët pse udhëtojnë te njëri-tjetri »
Article Logic
Execution time: 0.0075349807739258
array(1) { ["section"]=> string(95) "ilir-meta-presidenti-ne-nje-ditelindje-te-vecante-me-kardinalin-shqiptar-ne-firenze-foto-114467" }