Presidenti Ilir Meta prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar disa takime me banorët për problemet që ata kanë. Sot, kreu i shtetit ka takuar dhe gazetarët e Vlorës, për të cilët thotë se janë në shërbim të së vërtetës.
Meta sfidon gazetarët e Tiranës, duke shkruar se “profesionistët” e kryeqytetit duhet të marrin shembull nga gazetarët e Vlorës.
“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!
Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.
Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa "profesionistë" në Tiranë.
I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë”, shkruan Ilir Meta, President i Republikës.