Ilir Shulku ka dalë në konferencë për mediat, ku ka folur për akuzat e bëra së fundmi në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit për sa i përket buxhetit vjetor. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së ka bërë publike shifrat për pesë vitet e fundit. Ai ka kërkuar vërtetësi në deklarimet që bëhen në lidhje me këtë çështje.
"Akuzat për buxhetin e FSHF-së janë të pavërteta. 70 përqind e buxhetit monitorohet nga UEFA. Deklarimet e rreme keqinformojnë publikun. Për pesë vitet e fundit buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit janë si më poshtë:
Në vitin 2014, 5.1 milionë euro
Në vitin 2015, 6.8 milionë euro
Në vitin 2016, 7.1 milionë euro
Në vitin 2017, 8.2 milionë euro
Në vitin 2018, 7.1 milionë euro", ka deklaruar në fjalën e tij Ilir Shulku./ newsport.al