Ilir Vrenozi telefonatë me Erion Braçen, do shkriheni gazit (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:15 25-09-2016

Emocionet e derbit kanë përfshirë të gjithë sportdashësit në Shqipëri, ndërsa tema e ditës së sotme është pikërisht sfida e “Elbasan Arenës”, Partizani-Tirana.

I fundit që ka bërë një “parashikim” është tifozi special i Skënderbeut, Ilir Vrenozi. Përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, Vrenozi improvizon një telefonatë imagjinare me deputetin e PS-së, Erion Braçen, që njihet si tifoz i Partizanit, ndërsa ndër të tjera i drejtohet: “Edhe në derbi me Tiranën do humbi sot Partizani yt!”.

Kujtojmë se Ilir Vrenozi u bë personazh i njohur pas raportit të UEFA-s që e akuzonte babanë e dy fëmijëve se ishte “koka e trukimeve të Skënderbeut”, një akuzë që është quajtur qesharake dhe e pabazë nga vetë tifozi i Skënderbeut, por edhe nga presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj i ftuar një javë më parë në studionin e emisionit “Ora Skaner” në Ora Neës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045405149459839
array(1) { ["section"]=> string(70) "ilir-vrenozi-telefonate-me-erion-bracen-do-shkriheni-gazit-video-54065" }