Iljazaj: Opozita duhet të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët, ata s’mund të përjashtohen

Publikuar tek: politike, më 23:32 11-09-2019 Iljazaj: Opozita duhet të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët, ata s’mund të përjashtohen Ervis Iljazaj, gazetar dhe analist

Gazetari dhe analisti, Ervis Iljazaj shprehet se opozita duhet të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët. 

I ftuar në Ora News, Iljazaj tha se kauza e opozitës është e drejtë, por duhet mbështetja e faktorit ndërkombëtar.

“Gjëja e parë mendoj unë nga duhet tja fillojë opozita shqiptare  është që të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët. Politika shqiptare është tripolare, nuk është dypolare. Ndërkombëtarët mund të gjykohen, mund të kritikohen, por besoj që nuk mund të përjashtohen. Kam përshtypjen se pa mbështetjen e polit të tretë të politikës shqiptare që janë aleatët ndërkombëtare. Vetëm ne e kemi ceduar sovranitetin tonë në favor të organizatave ndërkombëtare si BE ose NATO. Në këtë kuptim opozita duhet të rigjejë komunikimin dhe mbështetjen ndërkombëtare”, u shpreh Ervis Iljazaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072510242462158
array(1) { ["section"]=> string(96) "iljazaj-opozita-duhet-te-rigjeje-komunikimin-me-nderkombetaret-ata-s-mund-te-perjashtohen-178139" }