Ilva Tare ngre disa pyetje: A është futur në karantinë e vërteta e të gjitha rasteve të infektuar me COVID 19 në Shqipëri?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:57 18-03-2020 Ilva Tare ngre disa pyetje: A është futur në karantinë e vërteta e të gjitha rasteve të infektuar me COVID 19 në Shqipëri?

Ilva Tare, drejtuese e Euronews Albania ngre disa pyetje që në fakt ngjajnë më shumë me disa shqetësime reale përmes të cilave po kalon vendi ynë i prekur nga coronavirusi.

 Ditën e sotme u shënua edhe viktima e dytë, një 66-vjeçar nga Lushnja ndërsa informacionet janë të cunguara dhe gjithnjë të kontrolluara më parë nga kryeministri i vendit.

“A është futur në karantinë dhe e vërteta e të gjjtha rasteve të infektuar me #covid_19 në Shqipëri? Përse nuk lejohen të flasin mjekët që po u shërbejnë të infektuarve? Sa janë të prekurit realë? Çfarë ndodh në zonat e tjera të vendit ku nuk ka raste zyrtare të konfirmuara? A ka kontroll ndonjë institucion publik? Në javen e dyte të #coronavirus centralizimi i skajshëm i informacionit nuk lejon transparencën e detyrueshme!”, pyet Ilva Tare e cila mesa duket do ta kthejë këtë komunikim në interaktiv dhe fton këdo që t’i shkruajë rreth shqetësimeve të mësipërme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098938941955566
array(1) { ["section"]=> string(127) "ilva-tare-ngre-disa-pyetje-a-eshte-futur-ne-karantine-e-verteta-e-te-gjitha-rasteve-te-infektuar-me-covid-19-ne-shqiperi-199078" }