Ilva Tare, po zbulon çdo ditë e nga pak Euronews Albania

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:20 21-08-2019 Ilva Tare, po zbulon çdo ditë e nga pak Euronews Albania

Shumë pyetje, shumë kuriozitet ka ngjallur rreth vetes Ilva Tare që prej ditës që deklaroi se do të ndërmerrte një angazhim të ri televiziv: si Drejtoreshë e Informacionit në Euronews Albania.

Dhe ajo ka ditur si ta ushqejë në gjithë këto kohë kërshërinë e qindra e mijëra fansave të saj, duke zbuluar, si me kripteks, detaje që tregojnë pak e nga pak progresin e ngritjes jo vetëm të studiove të reja, por dhe të programeve që do të fillojnë në Euronews Albania. Ja informacioni i fundit, ashtu i thënë si i pathënë, ishte fotografia me Enkel Demin, ulur mu aty në mes të studiove.

“Telekomanda juaj në mëngjes”- shkruan Ilva Tare, duke na dhënë, bashkë me lajmin se Enkel Demi do të jetë pjesë e Euronews Albania, edhe sinjalin se angazhimi i tij do të mund të jetë me emisionin e mëngjesit në këtë televizion. Që studiot po marrin formë ditë pas dite, Ilva Tare na e ka treguar që kur e inspektoi terrenin me të voglën e saj, Melody, e në vazhdim kur shkruan “Fringo e re studio, ende në qese”. Fringo i ri, do të jetë dhe mënyra e raportimit të lajmit në Euronews Albania. “Mobile journalism #mojo në @euronewsalbania. Unë dhe të gjithë gazetarët do të përdorim mënyrat e reja të rrëfimit, filmimit, monitorimit dhe raportimit direkt nga vendngjarjet”- ka shkruar Ilva, duke i tërhequr ndjekësit e saj në një tjetër labirint të zbulimit të misterit Euronews Albania. Të cilit, sigurisht, sapo i kemi njohur vetëm një pjesëz të tij. Ilva e ka kriptesin ende në dorë, për të na zbuluar ende, kushedi se çfarë tjetër…

foto2.jpg

foto3.jpg

foto1.PNG

foto.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072698593139648
array(1) { ["section"]=> string(62) "ilva-tare-po-zbulon-cdo-dite-e-nga-pak-euronews-albania-175931" }