Imazhin e tij e ruan me fanatizëm, por Ledio i “Zonë e Lirë” prezanton familjen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:24 05-11-2016 Imazhin e tij e ruan me fanatizëm, por Ledio i “Zonë e Lirë” prezanton familjen

Ledio Topallin, shumica nga ne nuk e njeh si imazh, por zërin natyrisht askush nuk mund t’ia ngatërrojë. Ҫdo të premte, shprehja e famshme “Ledio, të lutem”, nga të gjithë të ftuarit është bërë familjare për të gjithë publikun që e ndjek prej vitesh “Zonën”, por edhe kumbimi “Ҫani…” nga regjia për porositë e radhës është po aq familjar.

Regjisori i programit të së premtes “Zonë e lirë”, edhe pse e ruan me shumë fanatizëm imazhin e vetes para publikut, në profilin e tij në Instagram ka edhe foto të familjes, shkruan Class.

Së fundi ai ua ka prezantuar miqve bashkëshorten dhe vajzën Joelja. Në një set fotosh në Galerinë e Arteve, vogëlushja ka pranë vetes edhe pikturën e saj të fundit, së cilës i është përshtatur edhe me veshjen lejla.

Regjisori i fshehtë i “Zonës së lirë” ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë 4 vjet më parë në një ceremoni private, me të ftuar nga rrethi i ngushtë familjar e shoqëror.

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022441864013672
array(1) { ["section"]=> string(82) "imazhin-e-tij-e-ruan-me-fanatizem-por-ledio-i-zone-e-lire-prezanton-familjen-58520" }