Imiton kryeministrin, Florian Binaj flet për takimin e parë me Edi Ramën: Prisja që të më rrinte me nerva, por…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:10 12-12-2016 Imiton kryeministrin, Florian Binaj flet për takimin e parë me Edi Ramën: Prisja që të më rrinte me nerva, por…

Aktori i Portokallisë, Florian Binaj ka treguar për  takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. E shohim shpesh në Portokalli në rolin e kryeministrit, mirëpo nuk kemi ditur se çfarë mendimi ka Rama për këtë format.

“Në Portokalli u futa duke imituar Edi Ramën. Në fillim e imitoja përpara shokëve në lice, sepse ngjashmëria e parë që kisha me të ishte zëri. Më pas fillova të vija re edhe gjestet dhe mimikën derisa e bëra personazh timin”,-ka treguar për IN TV Flori.

Të imitoje në vitet e para kur u hap spektakli i humorit, ishte deri diku “tabu”, ndaj edhe nuk dihej si mund të ishte reagimi i Kryebashkiakut të asaj kohe.

“Për herë të parë e takova në një ekspozitë reklamash. Prisja që të më rrinte me nerva, por ai ishte shumë pozitiv. Më tha se e ndiqte "Portokallinë" në gati çdo puntatë dhe madje kishte edhe preferencat e veta për personazhet e krijuar”, tregon aktori, i cili ka më shumë se 12 vite që imiton Edi Ramën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02691388130188
array(1) { ["section"]=> string(113) "imiton-kryeministrin-florian-binaj-flet-per-takimin-e-pare-me-edi-ramen-prisja-qe-te-me-rrinte-me-nerva-por-62382" }