Imituan liderët politik dhe publikuan bisedat, dy komedianët rus që trazuan Ballkanin akuzohen si pjesë e shërbimeve sekrete

Publikuar tek: bota, më 21:29 13-07-2019 Imituan liderët politik dhe publikuan bisedat, dy komedianët rus që trazuan Ballkanin akuzohen si pjesë e shërbimeve sekrete Dy komedianet rus Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov

Dy komedianët rus Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov, kanë futur në kurth disa politikanë dhe personalitete botërore me bisedat e tyre telefonike, duke imituar ish Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenkon, dhe disa liderë të tjerë politik.

Dyshja e komedianëve të njohur edhe si Leksus dhe Vovan, patën në shenjestër edhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, apo kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn.

Komedianët pas këtyre imitimeve dhe publikimeve të përgjimeve telefonike me politikanë të ndryshëm, janë akuzuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse.

Të njohur me emrat e tyre skenik si Leksus dhe Vovan, komedianët rus kanë futur ne kurth edhe Senatorin tashmë të ndjerë, John McCain, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe atë  turk, Recep Tayyip Erdogan.

Aksesi tek numrat e telefonave të politikanëve të niveleve të larta, mënyra se si i selektojnë viktimat e tyre, kanë ngritur dyshime te autoritetet se dy komedianët rus punojnë për shërbimet sekrete ruse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092940330505371
array(1) { ["section"]=> string(130) "imituan-lideret-politik-dhe-publikuan-bisedat-dy-komedianet-rus-qe-trazuan-ballkanin-akuzohen-si-pjese-e-sherbimeve-sekrete-172122" }