‘Imperializmi amerikan vazhdon ta ketë halë në si atdheun tënë’, ironizon politikani pas thirrjeve ‘anti-amerikane’

Publikuar tek: politike, më 21:06 05-03-2020 ‘Imperializmi amerikan vazhdon ta ketë halë në si atdheun tënë’, ironizon politikani pas thirrjeve ‘anti-amerikane’ Leonard Olli

Anëtari i Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka ironizuar thirrjet e disa politikanëve kundër SHBA-së.

Pas deklaratave të disa figurave kryesore të politikës shqiptare, të cilët shprehën kënaqësinë për distancimin e ambasadës amerikane nga tubimi i 2 marsit, i thirrur nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, duket se ka nisur një frymë e re ‘anti - amerikane’.

“Tashmë fajtori kryesor se ku ka katandisur Shqipëria u gjet! SHBA janë "fajtori" i vetëm për gjithë situatën ku ndodhet vendi! Imperializmi amerikan vazhdon ta ketë halë në si atdheun tënë”, ironizon Olli në statusin e tij.

Olli shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë interes në Shqipëri, ndërsa thekson se Amerika e ka ndihmuar shumë Shqipërinë, nga shbërja e pazareve europiane dhe deri te anëtarësimi në NATO.

Statusi i Leonard Ollit:

Tashmë fajtori kryesor se ku ka katandisur Shqipëria u gjet! SHBA janë "fajtori" i vetëm për gjithë situatën ku ndodhet vendi! Imperializmi amerikan vazhdon ta ketë halë në si atdheun tënë.....

Edhe kur shpëtuan shqiptarët nga shfarosja millosheviçiane e bënë për interesa të tyre.... Madje, edhe kur shpëtuan Shqipërinë nga shbërja e pazareve europiane, e bënë për interesa të tyre?! Po kur dhanë për Shqipërinë statusin e vendit shok, për interesa të tyre e bënë?!!! Edhe kur i ofruan mbretit Zog strehim në USA e bënë për interesa të tyre.... Edhe kur flasin përfaqësuesit e tyre, sërish për interesa të tyre..... Edhe kur ndihmuan të jemi vend anëtar i NATO, sërish për interes të tyre e kanë bërë se të kesh ushtarakisht dhe politikisht Shqipërinë aleate është bekim nga Zoti.... se ne jemi nga ata të grikës së topit, të bëjmë gjëmën.... Po ça krimesh paskan bërë e nuk kemi marrë vesh gjë.... Po ai që na shfarosi për 50 vite për interesa të kujt e bëri???!!!! Po ky që dënoi 600 mijë shqiptarë për 6 vjet për interes të kujt e bëri??? Po batërdia 30 vjeçare që pasoi diktaturën sërish faj i SHBA është??? Bolshevikë të të gjitha vendeve bashkohuni të luftojmë imperializmin amerikan që e ka halë në si, Shqipërinë, fenerin ndriçues, shkëmbin e granitit.... O pika, pika, pika!!!!!! Edhe qerosë, edhe fodullë... 0 ....


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010676860809326
array(1) { ["section"]=> string(117) "imperializmi-amerikan-vazhdon-ta-kete-hale-ne-si-atdheun-tene-ironizon-politikani-pas-thirrjeve-anti-amerikane-197549" }