Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në Elbasan punimet për impiantin e përpunimit të mbetjeve që do të ndërtohet në këtë qytet nga një firmë italiane.
Rama tha se Elbasani, me impiantin e përpunimit të mbetjeve i cili do te fillojë punë që brenda këtij viti, do të jetë shembulli i përpunimit të mbetjeve në Shqipëri. “Ky impiant vendoset për herë të parë në vendin tonë. Ky tumor që stërmundonte banorët e Elbasanit është në fazën e shërimit. Për Bashkinë e Elbasanit, me këtë landfill, nis një rilindje mjedisore”, ka thënë kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve.