‘Imunitet nga krimet’, askush nuk çohet nga lokali i njohur ku u ekzekutua 28 vjeçari (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:08 20-01-2020 ‘Imunitet nga krimet’, askush nuk çohet nga lokali i njohur ku u ekzekutua 28 vjeçari (PAMJE NGA VENDNGJARJA) Pamje nga vendi ku u vra Vilson Tafçiu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku ka mbetur i vdekur 28 vjeçari Vilson Tafçiu, raporton newsbomb.al.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se ekzekutimi i Tafçiu ka nodhur në pjesën e jashtme të lokalit të njohur në zonë si “Artisti”. Siç shihet dhe nga pamjet, viktima pasi është thirrur jashtë lokalit, është qëlluar me armë zjarri dhe pas disa minutash i shtrirë në tokë, ka gjetur vdekjen.

Mirëpo, mesa duket plumbat që i morën jetën 28 vjeçarit që ishte ulur fillimisht në lokalin “Artisti” me dy femra nuk i kanë prishur aspak “rehatinë” klientëve të tjerë, të cilët kanë vijuar të qëndrojnë aty normalisht.

Në foto, lokali te Unaza e Re shihet i mbushur me klientë edhe pse jashtë tij, jo më shumë se 2 apo 3 metra një bashkëmoshatar i tyre u ekzekutua me tre plumba nga persona ende të paidentifikuar nga Policia, por jo të panjohur për viktimën Vilson Tafçiu, raporton newsbomb.al. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtues të lartë të Policisë, ndërsa janë shoqëruar dy femrat që ndodheshin në tavolinë me Tafçiun dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni dhe informacione të vlefshme që mund të çojnë te autorët.

Paraprakisht, bëhet me dije se autori i vrasjes ka qenë i pamaskuar dhe e ka thirrur jashtë ambienteve të lokalit “Artisti” viktimën, dhe sapo ai ka dalë e ka qëlluar me tre plumba. Vilson Tafçiu dyshohet se ka pasur njohje me personin që e ekzekutoi. /NEWSBOMB.AL

FOTO NGA VENDNGJARJA:

83199897_184286039329700_7345894149322702848_n.jpg82470264_172690387415706_95214605999013888_n.jpg83862024_1529165200554744_4801699400281751552_n.jpgScreenshot_8.jpgScreenshot_7.jpgScreenshot_6.jpgScreenshot_5.jpgScreenshot_4.jpgScreenshot_3.jpgScreenshot_2.jpgScreenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070819854736328
array(1) { ["section"]=> string(111) "imunitet-nga-krimet-askush-nuk-cohet-nga-lokali-i-njohur-ku-u-ekzekutua-28-vjecari-pamje-nga-vendngjarja-192648" }