Investimet në rrugë deri në 2020, ja çfarë do përfshijnë 12-projektet që kushtojnë mbi 858 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 16:13 11-07-2016 Investimet në rrugë deri në 2020, ja çfarë do përfshijnë 12-projektet që kushtojnë mbi 858 milion euro

Me asistencën teknike të Bankës Botërore qeveria shqiptare ka përzgjedhur 12 projektet rrugore me prioritet të brendshëm që kanë një kosto financimi 858 milionë euro deri në vitin 2020, nga të cilat 128 milionë euro janë planifikuar për mirëmbajtjen dhe pjesa tjetër për ndërtim.

Rrugët që do të financohen  lidhen më disa segmente në autostradën e Kombit, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin 8.

Projektet synojnë lidhjen e Portit të Durrësit me Nishin në Serbi.  Në shërbim të këtij korridori rrugor do të ndërtohen dhe do të përfshihen në rikonstruksion segmenti Milot –Rrëshen, i cili aktualisht është më vetëm dy korsi, kur pjesa tjetër e rrugës së Kombit është me katër, korsi.

Do të ndërtohet segmenti nga Thumana në Kashar. Gjithashtu objektet që duhen ndërtuar me doemos janë edhe një urë dhe tunel në rrugën e Kombit.

Si pjesë e korridorit Adriatiko- Jonian projekt prioritare për katër vitet në vijim janë shpallur edhe by-pass i Tepelenës dhe zgjerimi i rrugës Fushë Krujë-Shkodër. Në 12 projektet prioritare janë përfshirë by-pass-et e Tiranës dhe Lezhës dhe Rindërtimi i një ure në lumin e Vlorës. Rruga e Arbrit është gjithashtu pjesë e këtyre prioriteteve.

Bay passi Elbasanit është një tjetër prioritet si pjesë e korridorit tetë.

Investime nga e para janë planifikuar për segmentin Korçë-Kapshticë dhe Elbasan – Qafe-Thane.

12 projekte prioritare rrugore kushtojnë 650 milionë euro. Por ende nuk është përcaktuar shuma se sa do të kontribuojë buxheti i shtetit dhe sa donatorët.

Për mirëmbajtjen do të harxhohen 128 milionë euro deri më 2020, nga të cilat 62.5 milion euro do të vihen në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe 65.9 milionë euro nga Banka Botërore.

Projektet rrugore që do të financohen për 2016-2020

o Korridori Nish-Prishtinë-Durrës:

Përmirësimi i segmentit Rrëshen -Milot

o Korridori Adriatiko – Jonian:

Ndërtimi i rrugës Thumanë – Kashar

Ndërtimi i by-passit të Tepelenës

Ndërtimi i Fushë Krujë – Shkodër (dyfishim) i rrugëve

Ndërtimi i by-passit të Tiranës

Ndërtimi i by-passit të Lezhës

o Rrjeti Kombëtare Shqiptar:

6-Rindërtimi i Rrugës së lumit të Vlorës

Ndërtimi i seksionit rrugor të Arbrit

o Korridori VIII:

8-Ndërtimi i Elbasanit by-pass

Rindërtimi i segmentit Korçë – Kapshticë

Rindërtimi i segmentit Elbasan – Qafe-Thane

Kompletimi i një ure dhe Tuneli9 në Kukës-Morinë

/ MONITOR

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022258043289185
array(1) { ["section"]=> string(107) "imvestimet-ne-rruge-deri-ne-2020-ja-cfare-do-perfshijne-12-projektet-qe-kushtojne-mbi-858-milion-euro-46224" }