Imzot George Frendo: Kam përjetuar vetë varfëri! Kur erdha këtu në '97 ju e kishit humbur drejtimin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:15 30-09-2020 Imzot George Frendo: Kam përjetuar vetë varfëri! Kur erdha këtu në '97 ju e kishit humbur drejtimin George Frendo

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo ka folur sot në 'Real Story' pas deklaratës së tij të fortë drejtuar politikës shqiptare.

Frendo tha se deklarata ka qenë një apel për të ndihmuar të varfërit, pasi ka përjetuar vetë varfëri kur jetonte në Maltë.

Imzot Frendo zbulon se për herë të parë në Shqipëri ka ardhur në vitin ’93 dhe pavarësisht luftës që zhvilloi komunizmi kundër fesë, ai gjeti tek populli shqiptar ende të ndezur dijeninë fetare.

"Jam këtu jo si politikan. Si një bari shpirtëror. Do të flas nga pikëpamja e besimit tim, i krishterë. Dëshiroj të them se unë tregoj shumë solidaritet me të varfërit. Sepse kam përjetuar varfëri. Isha i 5-ti nga 7-të. Jam maltez, dhe babai më vdiq 10 vjeç. E di çdo të thotë varfëri. Nga pikëpamja personale. Po. Më kujtohet kur erdha këtu në ’97, kishit humbur drejtimin. Jo krejt. Kur erdha për herë të parë në ’93 për një vizitë të shkurtër 10 ditë. Kisha lexuar shumë për komunizmin e Enver Hoxhës, jo vetëm komunizmi më i ashpër, por dhe një regjim që bënte luftë kundër zotit.

Ishte përshtypja e madhe e parë, fakti që megjithatë propagandë kundër zotit, nuk e ka shuar dijeninë fetare të popullit. Është më pak besimtar, të kulturës perëndimore, konsumiste dhe materialiste.

Gjëja e parë që kam mësuar nga perëndimi është kultura konsumiste që nuk le vend për zotin. Në ’93 u habita që ndjenja fetare ishte ende e fortë tek shqiptarët".

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.079224109649658
array(1) { ["section"]=> string(103) "imzot-george-frendo-kam-perjetuar-vete-varferi-kur-erdha-ketu-ne-97-ju-e-kishit-humbur-drejtimin-222272" }