Imzot George Frendo rrëfen betejën e fituar me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 04-12-2020 Imzot George Frendo rrëfen betejën e fituar me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të... George Frendo

Kryeipeshkovi i Tiranës dhe Durrës, Imzot George Frendo i është rikthyer rrjedhës normale të jetës pas betejës me Covid-19.  

Presidenti i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari ku gjendet prej më shumë se tre javёsh, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin.

Frendo shprehu mirënjohje ndaj personelit të spitaleve, teksa shtoi se po pret me padurim rikthimin në Shqipëri.

 “Isha në një situatë të keqe. Më kanë ndihmuar shumë. Gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit. Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të ndihem më solidarë me ata që janë të infektuar. Gjatë kësaj periudhë jam lutur për veten edhe për këta, dhe për ata që kujdesen. Jam shumë mirënjohës ndaj personelit të spitaleve që përpiqen të ndihmojnë. Le të përballojmë këtë situatë me kurajën që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin ti. E di sa janë lutur për mua”, rrëfeu Frendo për 'Radio Vatikanin'.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ mes 3 alternativave, ja si mund të votojnë emigrantët shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit
'Serbia nuk jep informacion për varrezat masive', Avdullah Hoti: Kështu vështirësohet dialogu »
Article Logic
Execution time: 0.010735034942627
array(1) { ["section"]=> string(105) "imzot-george-frendo-rrefen-betejen-e-fituar-me-covid-19-me-ka-ndihmuar-shume-kjo-eksperience-qe-te-230216" }