Inagurimi i Air Albania, flet Rama: Shteti garant për të përfaqësuar interesat e qytetarëve

Publikuar tek: barometri, më 07:46 15-09-2018 Inagurimi i Air Albania, flet Rama: Shteti garant për të përfaqësuar interesat e qytetarëve

Avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania është ulur pak çaste më parë në Aeroportin Nënë Tereza në Rinas.

 

Në ceremoninë e inagurimit ka folur dhe Kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh e kishte promovuar në profilin e tij këtë eveniment të rëndësishëm.

“Kemi një kompani ku përveç Turkish Airlines, shteti shqiptar ështrë drejtpërdrejt aksioner si një garant për të përfaqësuar interesat e gjithë qytetarëve të këtij vendi, gjithë atyre që kanë pasaportën e këtij vendi, dhe gjithë shqiptarëve që do të zgjedhin ta përdorin këtë kompani”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ai ka shtuar “Kemi nisur rrugën e një lidhje të re me Europën dhe përtej Europës, falë Air Albania mund të fluturojmë... me këmbë në tokë”, duke u drejtuar të pranishmëve të huaj që ndodheshin aty për kuptimin e shprehjes, teksa ka shtuar “Një fluturim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019006013870239
array(1) { ["section"]=> string(96) "inagurimi-i-air-albania-flet-rama-shteti-garant-per-te-perfaqesuar-interesat-e-qytetareve-134369" }