Gjatë ceremonisë së hapjes të zyrës së punës në qytetin e Laçit, kryeministri Rama u shpreh se zinxhiri i këtyre zyrave do të shtrihet në gjithë veriun dhe më pas në të 61 bashkitë e reja.
“Sot në faqen zyrtare të shërbimit kombëtar të punës janë mbi 2 mijë vende të lira pune. Vetëm zyrat e punësimit në Tiranë dhe Durrës kanë punësuar mbi 2 mijë persona secila. Ndërkohë që vetëm sot nëpërmjet kësaj zyre pune këtu në Laç një kompani kërkon një numë rtë konsiderueshëm grash dhe vajzash për t’i punësuar. Ne jemi shumë të vetdijshëm se punësimi është sfida jonë reale, por çelja e kësaj zyre është një hap përpara për këdo që kërkon një punë”, tha Kryeministri Edi Rama.
Laçi është qyteti i dhjetë në Shqipëri që ka një zyrë moderne pune duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët që të gjejnë një punë.