Inceneratorët: Naivitet kryeministror, apo skenar banal vjedhjeje

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:01 02-03-2019 Inceneratorët: Naivitet kryeministror, apo skenar banal vjedhjeje

Nga Lavdosh Ferruni

Ideja për të dhënë koncesione për ndërtim incineratorësh në Shqipëri duket të jetë cfaqur menjëherë pak muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, padyshim ideja është konsultuar fillimisht me Edi Ramën.

Një propozim, për përpirje të plehrave, shëmtuar cfaqur kudo nëpër atdhe, prej djegësve të plehrave në më shumë se gjysmën e territorit të vendit, madje djegësa që prodhojnë edhe energji elektrike, edhe pse me kosto dukshëm të lartë ka marrë lehtësisht një OK prej Edi Ramës, kryeministër dhe piktor. Dhe ky është opsioni i naivitetit kryeministror. Ky opsion tashmë nuk egziston më. Mjafton një vështrim serioz i procesit ligjor për incineratorët dhe arrin menjëherë në konkluzionin se qëndron vetëm opsioni i një skenari vjedhje banale. Pse skenar banal?

Së pari, vlen të sqarohet termi incinerator. Enciklopedia Britanike e përcakton inicneratorin si një impiant të projektuar për djegje në shkallë të gjërë të mbetjeve dhe ku si paisje ndihmëse mund të përfshihet (shënimi im: mundet jo) edhe kaldaja me avull për të përdorur nxehtësinë e mbetjeve për të gjeneruar elektricitet ose për të ngrohur ndërtesat aty pranë.

Ndërtimi dhe funksionimi i një incineratori është një sipërmarrje e sofistikuar nga ana teknike, shumë e rrezikshme për nga ndotja që gjeneron dhe shumë e kushtueshme. Shqipëria nuk ka asnjë ekspert teknik të vetëm për incineratorët ( ndyshe nga cka me qindra, për shembull, për hidrocentralet).

Shqipëria nuk mund të përballoj ndotjen e incineratorit që është një nga 23 industritë më ndotëse në planet, ku bëjnë pjesë dhe centralet bërthamore, rafineritë e naftës etj.) Shqipëria është shumë e varfër për të financuar kostot disa herë më të larta të trajtimit të mbetjeve me incinerator, krahasuar me trajtimin me landfill e me ricklim të mbetjeve.

Vendimmarrja i injoroi me dashje të gjithë këta faktorë pengues dhe i hyri “ me kokë” rrugës së spekulimeve ligjore. Injorohet ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve (Nr.10 463, datë 22.9.2011) , injorohet VKM (nr. 178, datë 6.3.2012) Për incenerimin e mbetjeve; injorohet VKM (nr.452, datë datë 11.7.2012) Për landfillet e shumë akte ligjore, që nëse do zbatoheshin do ta përjashtonin mundësinë e ndërtimit të incineratorit.

Por hajduti legal deri tash ja ka dalë të ndërtoj një incinerator dhe ti hap rrugën 2 të tjerëve. Spekulimi brilant është trajtimi i incineratorëve jo si trajtues të mbetjeve, por si prodhues i vogël energjie, si HEC i vogël, apo panel fotovoltaik nën 2 MË, duke nënshkruar kontratën koncesionarevme referencë ligjore ligjin nr. 43/2015 (neni 49), “Për sektorin e energjisë elektrike”, dhe si për ironi në vendim nr. 907, datë 17.12.2014 për dhënien e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit (pika 7) shkruhet:

Koncesionari “është i interesuar të investojë në ndërtimin e inceneratorit të përpunimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit me qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike të zonës.”

Fakti është se promovimi si rast suksesi i incineratorit të Elbasanit ka rezultuar thjesht një dështim. Po bëhen 2 vjet dhe incineratori i Elbasanit nuk ka shitur asnjë KË energji elektrike dhe nuk ka një kontratë shitblerje me OSHEE. Në fakt ai nuk mund të prodhoj energji elektrike, pasi mbetjet organike janë me fuqi të ulët kalorifike dhe nuk mund të digjen. Plastikat kush të mund, përfshi dhe vetë kompaninë e incenerimit i grumbullojnë dhe i shesin për riciklim.

Sapo filloi ndërtimi i incineratorit të Elbasanit miratohet me shpejtësi koncesioni për Incinerator të Fierit, përsëri një kontratë që bazë ligjore ka VKM (Nr. 822, datë 7.10.2015) ku incineratori, tash 2 herë më i madh se i Elbasanit , me kapacitet 200 ton mbetje në ditë konsiderohet si burim energjie nën 2 MË. Në këtë VKM nuk egzistojnë termat; “mbetje”, “ impiant mbetjesh”,” incinerator” “përpunim mbetjesh”, “landfill”.

Paralelelisht me procedurat në vijim për incineratorin e Fierit në 21 Korrik 2016, në ditën e rëndësishme të miratimit të ligjit për reformën në drejtësi u miratuan edhe amendimet që rifusnin në ligj lejimin e importit të mbetjeve. Organizata AKIP protestoi atë ditë me një baner të madh ku shkruhej “Po Reformës në Drejtësi — Jo importit të Plehrave në Shqipëri”.

AKIP organizoi një protestë të madhe të shoqërisë civile dhe Presidenti i Republikës nuk e dekretoi ligjin e miratuar më dt 21 Korrik, dhe sapo krijohet Qeveria e re në Shtator 2017 bie ligji i importit të plehrave në Kuvend. Duhet theksuar se gjatë gjithë periudhës 1 vjecare që ligji ishte pezull pati kohë të evidentohej që importi i mbetjeve lejonte dhe djegjen e mbetjeve për krijim energjie, pra import për incenerim.

Në 2016 miratohet koncesioni për incinerator të Fierit. Sapo bëhet e njojtur fillojnë protestat. Vendimmarrësit me ndihmën dhe të kryetarit të Bashkisë Fier, pikërisht më 28 Dhjetor 2016 bëjnë në fshehtësi një veprim të pastër antiligjor, duke kthyer një tokë bujqësore pjellore kategoria e III në truall për incineratorin.

Tashmë që ishte miratuar reforma territoriale do duhej që respektoheshin një set tjetër rregullash, ku bazë do ishte ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve , por në thelb nuk ndodh kështu. Në muajin e fushtës elektorale 2017 ministri i Mjedisit miraton “deklaratën mjedisore”, ku jocuditërisht shkruan se arësyet ku është mbështetur propozimi i vendimi i tij jane; shpallja fitues i koncesionit nga vetë ministria, që ai drejton, dhe vendimi i shpronësimit të tokës bujqësore. Një personi, që kundërshtohet nga komuniteti si pronar i ligjshëm i kësaj toke ju dhanë rreth 500,000 Euro nga buxheti i Shtetit.

Mbi bazën e kësaj deklarate Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit në Tetor 2017. Realisht leja e shkruar është në kordinata të tjera dhe po ndërtohet në kordinata të tjera. Aty ku po ndërtohet nuk mund të ndërtohet për shkak se ujrat nëntoksorë janë vetëm 0.5 m nën nivelin sipërfaqësor. Si për koincidencë Kryeministri në fillim të javës postoi në videon e mëngjesit gropat e mbushura me ujë tek rrethimi i incineratorit në Verri. Një vend i mirë për të hedhur rasat peshku tha një banor. Vend më i mirë për zhaba, tha një tjetër.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006680965423584
array(1) { ["section"]=> string(70) "inceneratoret-naivitet-kryeministror-apo-skenar-banal-vjedhjeje-154900" }