Inceneratorët, nxehet Tabaku: Nesër kallëzim në Prokurori! Ahmetaj: Unë kam qenë gjysëm i vdekur, kam firmosur për ilaçet e mia

Publikuar tek: politike, më 12:09 15-02-2018 Inceneratorët, nxehet Tabaku: Nesër kallëzim në Prokurori! Ahmetaj: Unë kam qenë gjysëm i vdekur, kam firmosur për ilaçet e mia

Tensionohet situata në Kuvend. Deputetja e PD Jorida Tabaku në interpelancën me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri lidhur më ndërtimin e tre inceneratorëve, ka deklaruar se nesër do të bëjë një kallëzim në Prokurori.

Fjalën pas saj e ka marrë edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili i ka kujtuar koleges se në kohën kur ajo e akuzon se ka firmosur për konçensionin ai ka qenë “gjysmë i vdekur”, referuar kështu aksidentit me makinë në Maqedoni.

“Kam tre muaj i kërkoj qeverisë dhe ministrave dosjen ndërkohë që vetëm dy ditë më parë më kanë vënë në dispozicion procedurën për koncesionin vetëm për incineratorin e Fierit, asgjë për Elbasanin dhe asgjë për Tiranën. Pse e gjithë kjo skemë mafiozë u zbatua në funksion të dhurimit të një koncesioni një personi të vetëm në të tre qytetet. Aq i rëndësishëm ishte ky koncesion për qeverinë saqë vendosi vendosi të përshpejtojë 9 procedura në një ditë të vetme”, tha Tabaku ndërsa shtoi:

“Pranojeni që keni dështuar me këtë koncension dhe nesër ka një kallëzim penal në prokurori”.

Menjëherë iu përgjigj Ahmetaj: “Zonjë e nderuar i referoheshit gushtit 2017, kur unë nuk kam ka qenë ministër, kam qenë gjysëm i vdekur. Çfarë kam firmosur? Unë kam formosur për ilaçet e mia. Çfarë përgjigjesh keni për mbetjet dhe më tregoni procedurat”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.47857999801636
array(1) { ["section"]=> string(129) "inceneratoret-nxehet-tabaku-neser-kallezim-ne-prokurori-ahmetaj-une-kam-qene-gjysem-i-vdekur-kam-firmosur-per-ilacet-e-mia-110326" }