'Inceneratori i Tiranës nuk ekziston', Bardhi: Nëse s'është e vërtetë jap dorëheqjen që nesër

Publikuar tek: politike, më 22:07 19-10-2020 'Inceneratori i Tiranës nuk ekziston', Bardhi: Nëse s'është e vërtetë jap dorëheqjen që nesër Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin "Opinion" ka folur në lidhje me kontratat e inceneratorëve.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse ekziston inceneratori i Tiranës.

Bardhi deklaroi se shteti paguan për shërbime që nuk kryhen pasi inceneratori i Tiranës dhe Fierit nuk ekzistojnë.

“Nuk ekzistojnë inceneratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston inceneratori i Tiranës. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia  e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në inceneratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deklaroi se kompania fituese e konçesionit të inceneratorit ka patur një kapital vetëm 50 mijë euro për një investim të 23 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këlliçi: Punonjësit e landfilldit të Sharrës na ndoqën me makina private, i mbaj mend targat
Denoncimi i Bardhit për inceneratorin e Elbasanit: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.010423183441162
array(1) { ["section"]=> string(96) "inceneratori-i-tiranes-nuk-ekziston-bardhi-nese-s-eshte-e-vertete-jap-doreheqjen-qe-neser-224369" }