Incident gjatë konferencës për shtyp, qytetari ofendon Thaçin, arrestohet

Publikuar tek: rajon, më 17:20 03-06-2020 Incident gjatë konferencës për shtyp, qytetari ofendon Thaçin, arrestohet Hashim Thaçi

Gjatë konferencës për media të presidentit Hashim Thaçi mbajtur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, një qytetar e ka ofenduar atë, duke bërtitur më fjalët “hajn”, e “pronto”. Personi në fjalë është ndaluar nga Policia e Kosovës.

perleshja.jpg

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, presidenti Hashim Thaçi tha se detyra e re që ka marrë qeveria e sapoformuar kërkon përgjegjësi të lartë. Ai i bëri thirrje Albin Kurtit që ta dorëzojë sa më lehtë detyrën te kryeministri i ri Avdullah Hoti.

''Detyra e re që ka marrë qeveria e re e Kosovës, kërkon përgjegjësi të lartë. Këtë e presin qytetarët e Kosovës, e presin edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Qeveria e re duhet të tregohet e përgjegjshme dhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe bashkimit Europian. I bëj thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të tyre që të vlerësojnë të arriturat e Kosovës, veçanërisht të mos vonojnë procesin e liberalizimit të vizave. Kërkojmë që të kemi qasje të barabartë në Bashkimin Europian. Nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti. Kërkohet që të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar, barrikadim që nuk i shërben as vetes së tij, as Kosovës. Pas shkarkimi ai po bëhet edhe më qesharak".


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096061229705811
array(1) { ["section"]=> string(78) "incident-gjate-konferences-per-shtyp-qytetari-ofendon-thacin-arrestohet-208937" }