Incident i rëndë, anija turke përplas luftëanijen greke

Publikuar tek: bota, më 08:42 04-05-2018 Incident i rëndë, anija turke përplas luftëanijen greke Foto ilustruese

Një tjetër incident ka ndodhur mes shteteve Turqi-Greqi, pasi dy anijet turke dhe greke janë përplasur në ujërat kufitare mes dy vendeve.

Anija turke “Karmate” ka përplasur anijen greke “Armatolos”, e cila ndodhej në det për një mision në lidhje me emigrantët e paligjshëm. Luftë anija “Armatolos”, për emigrantët e paligjshëm ishte në kuadër të misionit të “NATOS’.

Pas incidentit, anija turke u largua, dhe fatmirësisht nuk pati dëmtime për asnjërën nga anijet. Kujtojmë që situata mes dy vendeve mbetet ende e tensionuar dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi këto ditë u krye vizita zyrtare e kryeministrit Cipras në ishullin Mitilini, afër zonës detare të incidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012234926223755
array(1) { ["section"]=> string(61) "incident-i-rende-anija-turke-perplas-lufteanijen-greke-119423" }