Incident më Eurovision, shpaloset flamuri palestinez në skenën e Tel Avivit

Publikuar tek: bota, më 13:56 19-05-2019 Incident më Eurovision, shpaloset flamuri palestinez në skenën e Tel Avivit

Finalja e Eurovision është shoqëruar me një incident. Flamuri palestinez është shfaqur mbrëmë në skenën e Tel Avivit.

Ndërkohë, ky episod është regjistruar dy herë. Për herë të parë, kjo ndodhi gjatë performancës së Madonës, e cila ishte e ftuar sepciale.  Gjatë shfaqjes së këngës “The Future”, dy balerinë iu drejtuan audiencës, një me flamur palestinez në anën e pasme dhe një tjetër me flamurin e Izraelit.

Pas rreth një ore, grupi Hatari, që përfaqësonte Islandën në konkurs, shpalosi flamurin palestinez dhe mbishkrime palestineze gjatë përcjelljes së rezultateve.

Në fund të konkursit, Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU) lëshoi ​​një deklaratë që dënonte përdorimin e flamurit palestinez gjatë konkursit.

“Eurosong është një ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Pasojat e këtyre veprimeve do të diskutohen nga komiteti ekzekutiv i konkursit”, tha EBU në një deklaratë.

Kujtojmë se konflikti historik mes Izraelit dhe Palestinës ende nuk është shuar dhe shpesh shoqërohet edhe me sulme luftarake, kryesisht në Rripin e Gazës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031536102294922
array(1) { ["section"]=> string(81) "incident-me-eurovision-shpaloset-flamuri-palestinez-ne-skenen-e-tel-avivit-164868" }