Incident me Ilir Beqajn, të rinjtë gjuajnë me domate dhe vezë ministrin

Publikuar tek: politike, më 11:19 21-11-2016

Një grup të rinjsh kanë goditur me domate dhe vezë ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe raportohet se të rinjtë po e prisnin Beqajn në hyrje të ministrisë.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Ilir Beqaj nuk kalon”, apo “Suksese në jetë”.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën në ambientet jashtë ministrisë.

Kjo nuk është hera e parë që Beqaj sulmohet me vezë, pasi ngjarje e ngjashme ka ndodhur në shkurt të këtij viti dhe organizatorë ishin aktivistët e Aleancës Kuq e Zi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094668865203857
array(1) { ["section"]=> string(76) "incident-me-ilir-beqajn-te-rinjte-gjuajne-me-domate-dhe-veze-ministrin-60178" }