Incident në Delvinë, i afërmi kandidatit të PD godet vëllain e kreut të PDIU. Reagon PD: Nuk është anëtar i PD-së

Publikuar tek: aktualitet, më 15:58 20-06-2015 Incident në Delvinë, i afërmi kandidatit të PD godet vëllain e kreut të PDIU. Reagon PD: Nuk është anëtar i PD-së

Në mes të qytetit të Delvinës është regjistruar një incident mes simpatizantëve të PD dhe të vëllait të kandidatit të PDIU Ilir Mehmeti.

Sipas policisë Kreshnik Alimani, 37 vjeç, banues në Rusan Delvinë, i afërm i kandidatit të PD për Bashkinë Delvinë, Durim Alimani ka goditur me shkop shtetasin F. M., vjec 51 vellain i Kryetarit të PDIU  i cili ka pesuar demtime te lehta dhe është dërguar në spital.

“Gjithashtu, brenda një kohe të shkurtër u shoqërua shtetasi Kreshink Alinani, vjec 37, banues në Rusan Delvinë, ndaj te cilit jane kryer veprimet procedurale per vepren penale Demtime te tjera me dashje’, thuhet në deklaratën e policisë.

Pas ngjarjes i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PDIU që ka dënuar aktin dhe i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë ngjarjen.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi ngjarjen e shëmtuar që ndodhi para pak minutash në Delvinë, ku një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike dhunoi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet.

PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes. PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike që të tërheqë sa më shpejtë elementët e rrezikshëm nga procesi zgjedhor dhe të ruajë qetësinë për të zhvilluar zgjedhje siç i kanë hije qytetarëve tanë.

Në lidhje me incidentin ka reaguar Partia Demokratike duke thënë se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me fushatën e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

“Kreshnik Alinani nuk është as simpatizant dhe as anëtar i Partisë Demokratike. Provokimet e PDIU dhe LSI tregojnë panikun që i ka kapur në prag të humbjes”, thuhet në reagimn e PD-së.

Kandidati i PD-së në Delvinë, Dhurim Alinani, nuk duhet të harrojë se ka fituar dy mandate rresht postin e kryetarit të bashkisë, vetëm dhe vetëm në sajë të mbështetjes së PDIU-së. Humbja e sigurtë në zgjedhjet e 21 qershorit nuk përligj këto akte të shëmtuara. Z. Alinani do të përballet me ndëshkimin e qytetarëve më 21 qershor, por edhe me drejtësinë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të shprehin me votë përbuzjen për akte të tilla dhune’, thuhet në deklaratën e plotë të PDIU.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie makina në humnerë, në gjendje të rëndë 3 persona në Gramsh
Ndalohet Arben Frroku nga policia malazeze në kufirin me Kroacinë »
Article Logic
Execution time: 0.013556957244873
array(1) { ["section"]=> string(116) "incident-ne-delvine-i-afermi-kandidatit-te-pd-godet-vellain-e-kreut-te-pdiu-reagon-pd-nuk-eshte-anetar-i-pd-se-14121" }