Tensionohet situata në KZAZ nr.1 në Malësinë e Madhe ku po vijon ende procesi i numërimit të votave. Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste mësohet se janë përplasur fizikisht në ambientet e KZAZ-së. Kandidati i Partisë Demokratike, Anton Kokaj. ka akuzuar deputetin e PS-së, Paulin Sterkaj se ka nxjerë armën dhe ka kërcënuar të pranishmit
Sipas kandidatit të Partisë Demokratike, deputeti Sterkaj se bashku me një grup simpatizantësh kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur kreun e PD-së në Malësinë e Madhe.
Por Paulin Sterkaj i ka mohuar akuzat. Sipas Sterkajt, incidenti nuk ka lidhje me numërimin e votave dhe ka ndodhur rreth 50-60 metra larg qendrës së numërimit.
Sipas raportimeve, është goditur me grushta nga simpatizantët e PS-së, kreu i Partisë Demokratike për Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari. Dyshohet se simpatizantë të armatosur kanë hyrë brenda ambienteve të KZAZ-së nr.1. Aktualisht në qendrën e numërimit të votave është i pranishëm deputeti i PS, Paulin Sterkaj. Gara në Malësinë e Madhe e zhvillohet midis Tonin Marinajt i koalicionit ASHE dhe Anton Kokaj i APPD-së.