Incident në premierën e filmit të Ermal Mamaqit, hidhen fletushka kundër Ramës (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:29 29-01-2020 Incident në premierën e filmit të Ermal Mamaqit, hidhen fletushka kundër Ramës (VIDEO) Tapeti i kuq te Palalti i Kongreseve, per premieren e filmit te Ermal Mamaqit

Ka nisur mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit të producentit dhe moderatorit Ermal Mamaqi, “I love Tropoja”. Premiera e filmit nis mbrëmjen e sotme, ndërsa filmi do të shfaqet 6 herë në ditë, për gati 2 javë, deri më datë 12 shkurt në Pallatin e Kongreseve.

Mirëpo, premiera e sotme ka nisur me nje incident në shkallët e Pallatit të Kongreseve, aty ku një grup të rinjsh kanë hedhur fletushka kundër kryeministrit Rama, teksa të ftuarit kalonin në tapetin e kuq.

Një grup të rinjsh që nuk dallohen në kamera, hedhin fletushkat në tapetin e kuq ku ngjiten të ftuarit dhe spektatorët që kanë marrë bileta për të ndjekur filmin sonte e largohen. Kryeministri Rama ka një rol në filmin “I love Tropoja”, ku shfaqet si daja i Landit ose Ermal Mamaqit.

“Shqipëria digjet, Rama krihet”, shkruhet në njërën prej fletushkave, kurse te tjetra ëhstë stampuar foto e kryeministrit mbi fotot e familjeve të prekura nga tërmeti por që jetojnë në çadër.

Pamje nga Pallati i Kongreseve: Kur hidhen fletushka kunder Rames
kljkljklj.jpgWhatsApp-Image-2020-01-29-at-17.51.39-2-1024x576.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070250034332275
array(1) { ["section"]=> string(90) "incident-ne-premieren-e-filmit-te-ermal-mamaqit-hidhen-fletushka-kunder-rames-video-193522" }