Incident në Vaun e Dejës, PD: Polici qëlloni me pistoletë vëllain e kandidatit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:23 22-05-2015 Incident në Vaun e Dejës, PD: Polici qëlloni me pistoletë vëllain e kandidatit Foto ilustruese

Një incident raportohet të ketë ndodhur gjatë takimit elektoral të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, ku sipas informacioneve nga Partia Demokratike në Vaun e Dejës,  një efektiv i policisë ka qëlluar me armë Fred Hilën, vëllain e kandidatit të PD, Zef Hila.

Sipas raportimeve, efektivi i policisë  Gjergj Todani ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti me Fred Hilën, vëllain e kandidatit të PD në Vaun e Dejës. Kandidati i Partisë Demokratike Zef Hila, ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas denoncimit që ai i ka bërë te drejtori i Policisë së Qarkut efektivit Gjergj Todani, pasi ishte përfshirë në fushatën e kandidatit të PD-së. Sipas Hilës, efektivi i policisë i ka bllokuar rrugën me makinë vëllait të tij, Fred Hilës ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij.

Vëllai i kandidatit të PD, Zef Hila, është shprehur se e kanë ndjekur dhe qëlluar me pistoletë teksa po udhëtonte me makinë, por nga ana e saj Policia e Shkodrës thotë se nuk ka gjetur asnjë provë që të vërtetojë ngjarjen e pretenduar nga vëllai i Zef Hilës, por po punon për sqarimin e rethanave të ngjarjes.

Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas Partisë Demokratike dega Shkodër, efektivi i policisë Gjergj Todani kërkonte vota për Partinë Socialiste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Çako-Romann: Të angazhuar për të frenuar azilkërkuesit
46 mijë maturantë japin sot provimin e parë »
Article Logic
Execution time: 0.013630867004395
array(1) { ["section"]=> string(82) "incident-ne-vaun-e-dejes-pd-polici-qelloni-me-pistolete-vellain-e-kandidatit-11748" }