Incidente në fushatë/ Goditet kreu i PR në Kolonjë, 30 banorë sulmojnë kryetarin e Komunës Karinë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 13-06-2015 Incidente në fushatë/ Goditet kreu i PR në Kolonjë, 30 banorë sulmojnë kryetarin e Komunës Karinë

Dy incidente janë shënuar gjatë këtyre orëve në vend, gjatë fushatës. Kreu i degës së Partisë Republikane në Kolonjë Oltion Nazarko është goditur nga persona të panjohur, gjatë një mitingu elektoral në fshatin Mollas të Kolonjës. Partia Republikane ka denoncuar ngjarjen, ndërkohë që policia ka deklaruar se Nazarko u godit nga një person që.

Sipas policisë Nazarko ishte i dehur dhe u godit nga dy persona në një lokal të këtij fshati. Policia ka shoqëruar në komisariat E.R  38 vjeç dhe E.B 33 vjeç.Për ngjarjen ka reaguar edhe Partia Socialiste, duke thënë se sherrin e ka provokuar vetë Nazarko.

Po kështu raportohet edhe për një tjetër incident kësaj here në Peqin. Selman Karina, kreu i Komunës së Karinës në Peqin është sulmuar ngë një grumbull personash para shtëpisë së tij. Kreu demokrat ka deklaruar se ishin rreth 30 persona. “ 20-30 persona ishin mbledhur pranë shtëpisë sime dhe më sulmuan’’, tha ai.

Policia është duke hetuar për ngjarjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili ndiqet penalisht, u jepte votuesve lekë në zyrat e kompanisë ‘’Agroblend’’
Pezullohet noterja dhe drejtori i ndërmarrjes komunale, janë shtuar fiktivisht 2800 banorë në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.010983943939209
array(1) { ["section"]=> string(101) "incidente-ne-fushate-goditet-kreu-i-pr-ne-kolonje-30-banore-sulmojne-kryetarin-e-komunes-karine-13458" }