Incidentet në protestë, Lleshaj: Fishekzjarret hidheshin si katjusha, molotovin s’di ta bëjë kushdo

Publikuar tek: politike, më 22:27 14-05-2019 Incidentet në protestë, Lleshaj: Fishekzjarret hidheshin si katjusha, molotovin s’di ta bëjë kushdo

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Partisë Demokratike si organizatore e protestave të dhunshme në muajt e fundit.

Lleshaj tha se fishekzjarret që iu drejtuan policisë janë të ndaluara me ligj, dhe janë futur në vendin tonë ilegalisht nën kopetrurë politike.

Lleshaj gjithashtu tha në emisionin “Top Story” se koktei molotov që u hodh në protestë është një “armë” që s’di ta bëjë çdokush. Ai tha se persona të veçantë janë marrë me “prodhimin” e molotovit, transportin dhe shpërndarjen e tyre.

“Këto ishin sulme të mirëfillta, por ajo që e dallon këtë protestë nga ato në botë, janë drejtuesit e saj. Ajo thonë se është protestë demokratike, por drejtohet nga njerëz që kanë patur vendin në dorë për një kohë të gjatë. Ato fishekzjarrë që shikoni ju aty janë për t’u hedhur lart. Hidhen si katjusha, kush është ai shqiptar që e drejton atë bateri ndaj policëve? Molotovi është armë. Jam i sigurtë që asnjë s’di ta bëjë një molotov këtu. Po të pyesësh 1000 veta nuk dinë. Edhe unë jam ushtarak, nuk di ta bëj një molotov. Këto janë bërë nga njerëz që dinë ti bëjnë, i kanë prodhuar në një sasi të madhe”, u shpreh Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068759918212891
array(1) { ["section"]=> string(103) "incidentet-ne-proteste-lleshaj-fishekzjarret-hidheshin-si-katjusha-molotovin-s-di-ta-beje-kushdo-164358" }