Incidenti me avionin e Pacollit, delegacioni i Kosovës hyn në territorin serb

Publikuar tek: rajon, më 06:34 18-07-2018 Incidenti me avionin e Pacollit, delegacioni i Kosovës hyn në territorin serb

Delegacioni i Kosovës në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Ish-bashkëpuntori i UDB-së, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

Avioni i delegacionit të Kosovës për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territor të Serbisë.

Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U dërgua në spital, Nexhmije Pagarusha flet për gjendjen shëndetësore
Ditë e madhe për Kosovën, Arrihet liberalizimi i vizave »
Article Logic
Execution time: 0.010995864868164
array(1) { ["section"]=> string(83) "incidenti-me-avionin-e-pacollit-delegacioni-i-kosoves-hyn-ne-territorin-serb-128261" }