Incidenti në hapësirën ajrore, Koreja e Jugut paralajmëron avionin rus

Publikuar tek: bota, më 19:21 23-07-2019 Incidenti në hapësirën ajrore, Koreja e Jugut paralajmëron avionin rus Avionet ushtarak rus

Koreja e Jugut ka deklaruar se avionët e saj kanë gjuajtur drejt një aeroplani ushtarak rus pasi ky I fundit hyri në hapësirën ajrore koreane.

Raportohet se aeroplani rus shkeli dy herë hapësirën ajrore mbi ishujt e diskutueshëm Dokdo Takeshima, të cilat janë të pushtuara nga Koreja e Jugut, por gjithashtu pretendohen nga Japonia.

Moska nga ana tjetër ka mohuar shkeljen e hapësirës ajrore koreano-jugore.

Sipas Kremlinit, dy prej avionëve rus kanë bërë një stërvitje të planifikuar mbi ‘ujërat neutrale’ dhe mohoi se të gjitha sulmet paralajmëruese u qëlluan nga avionët e Koresë së Jugut.

Nga ana tjetër Japonia konfirmoi se ushtria e saj kishte vendosur avionë ushtarakë në përgjigje të inkursionit rus.

Ky moment shënon incidentin e parë të këtij lloji midis Rusisë dhe Koresë së Jugut. 

korea.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019896030426025
array(1) { ["section"]=> string(76) "incidenti-ne-hapesiren-ajrore-koreja-e-jugut-paralajmeron-avionin-rus-173121" }