Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e inspektorit të policisë Gjergj Dodani, pas përfshirjes së tij në konfrontim me vëllain e kandidatit të Partisë Demokratike, Fredi Hilës.
Sipas Gjykatës, nuk ka prova të mjaftueshme që të provohet se inspektori i policisë Gjergj Dodani ka qëllua në drejtim të Fredi Hilës, vëllait të kandidatit të PD për Vaun e Dejës. Por gjykata u shpreh se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzoja dhe prova të tjera që të vërtetojnë pretendimet e Fredi Hilës.