Indeksi global i progresit social: Shqipëria në vendin e 54 nga 82 vende pjesmarrëse

Publikuar tek: ekonomi, më 15:13 20-01-2020 Indeksi global i progresit social: Shqipëria në vendin e 54 nga 82 vende pjesmarrëse

Sipas një publikimi zyrtar në faqen kryesore të Forumit Ekonomik Botëror është publikuar renditja e vendit tonë lidhur me një tregues të ri.

Indeksi global i progresit social i cili e ka renditur vendin tonë të 54 nga 82 vende në tërë globin, vlerëson mundësinë e rritjes së statusit në shoqëri duke studiuar faktorë të tillë si kujdesi shëndetësor, arsimi, mbrojtja sociale, qasja në teknologji, paga të drejta dhe mundësitë për punë.

Sipas këtij indeksi, Danimarka zë vendin e parë (me 85 pikë), pasuar nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda.

Pesë vendet e fundit në dhjetëshen e parë zihen nga Hollanda, Zvicra, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu.

Siç duket qartë dhe nga renditja në foto, vendi ynë për sa i përket progresit të përgjithshëm për të gjitha fushat e marra në konsideratë radhitet i 54.

Nga ky indeks vihet re se 17 nga 20 shoqëritë më të mira sociale janë nga Europa.

Gjithashtu bie në sy dhe diferenca e ndjeshme mes dy superfuqive, SHBA të cilat ndodhen në vendin e 27, ndërsa Kina në vendin e 45.

Ndërsa nëse do të përmendnim ekonomitë kryesore në zhvillim në botë, Brazili është i 60-ti, Turqia renditet në vendin e 64-të, Meksika renditet në vendin e 58-të, India është e 76-ta dhe Afrika e Jugut është e 77-ta.

 

82660340_516704875636770_1794723058968166400_n.png83159890_2797930710295205_7294809447526825984_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071139335632324
array(1) { ["section"]=> string(90) "indeksi-global-i-progresit-social-shqiperia-ne-vendin-e-54-nga-82-vende-pjesmarrese-192613" }