Indeksi i Logjistikës për Tregtinë rendit Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon dhe të fundit në botë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:56 01-07-2016 Indeksi i Logjistikës për Tregtinë rendit Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon dhe të fundit në botë

Nga rezultatet e Indeksit të Performancës së Logjistikës 2016 në mesin e 160 shteteve të analizuara, për eficiencën e lëvizjes së mallrave ndër shtete,  Shqipëria renditet e 117 në botë dhe e parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Malin e Zi.  Performancën më të mirë rajonale e tregon Serbia, e renditur e 76 dhe Maqedonia e 106.

Sipas raporti të bërë publik nga  Banka Botërore, tregtia globale varet nga logjistika. Shtetet me logjistikë më eficiente mund të lidhen më lehtësisht me kompani vendase apo ndërkombëtare, përmes një zinxhiri të mirë nga ku mund të mbështetet. Shtetet me logjistikë jo eficiente përballen sakaq me kosto të larta, në aspektin e kohës dhe të parave, në një tregti ndërkombëtare.

Ndër shtetet që treguan performancën më të mirë botërore ishin; Gjermania, Luksemburgu dhe Suedia, ndërsa në fund të listës gjenden Somalia, Hairit dhe Siria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024693965911865
array(1) { ["section"]=> string(112) "indeksi-i-logjistikes-per-tregtine-rendit-shqiperine-ne-vendin-e-parafundit-ne-rajon-dhe-te-fundit-ne-bote-45156" }