Indeksi i teknologjisë së informacionit, Shqipëria e fundit në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:09 08-02-2016 Indeksi i teknologjisë së informacionit, Shqipëria e fundit në Europë

Përkeqësim në raport me 2010-n. Shqipëria e vetmja në Europë, që është edhe nën mesataren botërore… Shqipëria renditet e fundit në Europë në indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) për vitin 2015 dhe e 94-a në botë, sipas një renditjeje të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në raportin “Matja e Shoqërisë së Informacionit”.

Shqipëria kishte 4.73 pikë në reditjen e 2015-s, nga 3.65 pikë në vitin 2010.

Pavarësisht përmirësimit në raport me vetveten, Shqipëria ka ecur më ngadalë se vendet e tjera, çka ka bërë që renditja globale e vendit të përkeqësohet, duke zbritur 5 vende në raport me vitin 2010 (atë vit Shqipëria ishte e 89-a).

Raporti thekson se rajoni europian ka mesataren më të lartë të indeksit në 7.35 pikë, dhe vetëm një vend në rajon, Shqipëria e ka këtë tregues nën mesataren botërore prej 5.03 pikë.

Nga vendet e rajonit, më mirë paraqitet Kroacia, që është renditet e 42-a në Botë dhe më afër Shqipërisë është Bosnja Hercegovina, në vendin e 77. Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi janë përkatësisht në vendet e 50, 51, 60, 65.

Nga tre nënindekset, Shqipëria renditet më mirë në atë të aftësive, ku është në vendin e 61 dhe më keq në atë të aksesit, ku është e 105-a në botë, ndërsa është e 81 në indeksin e përdorimit.

Indikatori i zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) është një tregues i përbërë me tre nëngrupime/nënindikatorë që përfshijnë 11 indikatorë individualë. Indeksi përfshin:

Nënindeksi i aksesit:

o penetrimin e telefonisë fikse, celulare, bandwidth ndërkombëtar (konektiviteti) për përdorues interneti. Shqipëria këtu renditet në vendin e 105 në botë.

– Nënindeksi i përdorimit:

o % e familjeve me PC, % e familjeve me Internet, Përdorues Interneti, penetrimin e pajtimtarëve broadband fiks, penetrimin e pajtimtarëve broadband wireless. Shqipëria është e 81.

– Nënindeksi i aftësive:

o % e regjistruar në shkollë të mesme, % e regjistruar në shkollë të lartë, të shkolluarit. Këtu Shqipëria renditet më mirë, duke qenë në vendin e 61.

Monitor

sta1.png

sta2.png

albania.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02750301361084
array(1) { ["section"]=> string(74) "indeksi-i-teknologjise-se-informacionit-shqiperia-e-fundit-ne-europe-32040" }