Indi, foto shokuese e prindërve që ngjiten në mur të ndihmojnë fëmijët për provimet

Publikuar tek: bota, më 12:44 20-03-2015 Indi, foto shokuese e prindërve që ngjiten në mur të ndihmojnë fëmijët për provimet Foto e CNN e prinderve ne Indi qe ngjiten ne mur per te ndihmuar femijet ne provime

Imazhet e prindërve që ngjiten me litarë në një godinë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre të kalojnë provimet, kanë shokuar autoritetet dhe janë bërë subjekt i medias ndërkombëtare. CNN ka shkëputur pamjet që ndodhën të mërkurën në shtetin Bihar në Indi, ku studentët duhet të jepnin privimet. 

Ministri i Arsimit të Bihar PK Shahi u tha reporterëve që fëmijët nuk do të mësojnë kurrë nëse në mënyrë konstante do të ndihmohen nga prindërit e tyre. “Qeveria do të garantojë provime të drejta vetëm me ndihmën e familjarëve, shoqërisë dhe prindërve, tha ai. Kjo është një përgjegjësi kolektive.

Në fillim të vitit, kryeministri Indian Narendra Modi lancoi një fushatë kombëtare duke i kërkuar prindërve të dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre, në mënyrë të veçantë vajzat. Sipas Kombeve të Bashkuara, India ka popullsinë më të re në botë, me më shumë se një të katërtën të moshës nga 10-24 vjeç. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087170600891113
array(1) { ["section"]=> string(87) "indi-foto-shokuese-e-prinderve-qe-ngjiten-ne-mur-te-ndihmojne-femijet-per-provimet-6456" }