India dhe Pakistani drejt luftës së pashmangshme, rëndohet bilanci i të vrarëve

Publikuar tek: bota, më 12:59 16-08-2019 India dhe Pakistani drejt luftës së pashmangshme, rëndohet bilanci i të vrarëve Përplasje në kufirin indiano-pakistanez

India dhe Pakistani po përshkallëzojnë përplasjet midis njëri-tjetrit për rajonin e Kashmirit. Ditën e sotme një tjetër ushtar pakistanez u vra në shkëmbim zjarri me forcat ushtarake indiane.


Bilanci i deritanishëm është 8 ushtarë të vdekur (5 indianë dhe 3 pakistanezë). Konfrontimet e dhunshme në Vijën e Kontrollit (kufiri zyrtar që ndan Kashmirin nga Pakistani dhe India) po shtohen në momentin kur sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë të OKB-së për marrjen e masave për shtensionimin e konfliktit midis dy shteteve aziatike.

India shfuqizoi të drejtat e veçanta për banorët e Kashmirit, gjë që acaroi palën pakistaneze. Në Kashmir, banorët janë të frikësuar se shteti indian po përpiqet të ndryshojë demografinë e popullsisë myslimane.

Të dy shtetet janë konfliktuar vazhdimisht që prej krijimit të tyre në vitin 1947. Për marrjen e territorit të Kashmirit, Pakistani dhe India kanë zhvilluar 3 luftra (1948, 1965 dhe 1971). Të dy vendet zotërojnë pasuri uraniumi për prodhimin e armëve nukleare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073959827423096
array(1) { ["section"]=> string(85) "india-dhe-pakistani-drejt-luftes-se-pashmangshme-rendohet-bilanci-i-te-vrareve-175507" }