Indiani ishte me gruan kur iu pre koka, ajo u masakrua më pas. Tmerruese pse

Publikuar tek: bota, më 10:50 29-07-2016 Indiani ishte me gruan kur iu pre koka, ajo u masakrua më pas. Tmerruese pse

Një burri nga komuniteti indian i Dalitëve i është prerë koka dhe gruaja e tij është sulmuar për vdekje pas një borxhi prej 15 rupish ose 22 centësh në Uttar të Pradeshit, në Indi.

Sipas policisë çifti u vra dje, nga një shitës ushqimesh, fill pasi i kërkuan kohë këtij të fundit për të paguar biskotat që kishin blerë tek ai. Shitësi është arrestuar.

Dalitët, formalisht të njohur si “të paprekshmit”, i përkasin rangut më të ulët të hierarkisë së kastës indiane.

Policia tha për shtypin indian se ky incident ndodhi në krahinën e Mainpurit të enjten herët në mëngjes, ndërkohë që çifti po shkonte për punë.

Sipas raportimeve, ata u ndaluan nga Ashok Mishra, pronari i një dyqani ushqimesh në fshat, i cili u kërkoi atyre të paguanin për 3 pakot e biskotave që kishin blerë për fëmijët e tyre disa ditë më përpara, në dyqanin e tij.

Raportohet se çifti i kishte kërkuar shitësit kohë deri në mbrëmje pasi të merrnin pagën ditore, por ai i acaruar është nisur në shtëpinë e tij dhe është kthyer sërish me një sëpatë. Ai fillimisht ka sulmuar Bharat dhe më pas ka sulmuar edhe Mamtan, e cila po mundohej të shpëtonte bashkëshortin e saj.

Komuniteti Dalit i këtij fshati ka bllokuar rrugët duke protestuar për këtë incident pasi nuk është hera e parë që sulmohen anëtarë të këtij komuniteti.

Vetëm në fillim të këtij muaji janë sulmuar 4 burra të komunitetit Dalit nga vullnetarët e mbrojtjes së lopëve pasi ata ishin munduar ti rripnin lëkurën një lope të vdekur në perëndim të Gujaratit.

Shumë Hindu i konsiderojnë lopët të shenjta dhe therja e tyre është e ndaluar në shumë shtete të Indisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066738128662109
array(1) { ["section"]=> string(80) "indiani-ishte-me-gruan-kur-iu-pre-koka-ajo-u-masakrua-me-pas-tmerruese-pse-48086" }