Indonezi, kërkohet test “virgjërie” për gratë që duan të hyjnë në ushtri

Publikuar tek: bota, më 18:01 14-05-2015 Indonezi, kërkohet test “virgjërie” për gratë që duan të hyjnë në ushtri Grate ne ushtrine indoneziane

Indonezia i ka kërkuar grave që duan të hyjnë në forcat policore dhe në ushtri testin e virgjërisë. Provimi diskret dhe degradues është dhënë që në fillim të procesit për të përcaktuar nëse gratë janë ende “të paprekura”, sipas Human Rights Watch. 

Organizata dënoi testin si një formë e dhunës gender dhe kërkoi nga ushtria ta heqë urgjentisht këtë praktikë, që sikurse shprehen ata, dhunon gratë dhe është kundër ligjeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Organizata citoi një doctor në një spital ushtarak në Jakarta që thotë se testet janë rutinë në spitalet militare në gjithë vendin dhe bëhen nga psikologe femra. Megjithatë, një grua thotë se testi është bërë nga një burrë.

Të rekrutuarit thonë se këto ekzaminime janë të rëndësishme në mënyrë që gratë të ruajnë dinjitetin dhe nderin e vendit. Dy gra ushtarakësh thonë se doktorët insistuan se testet ishin të rëndësishme për të mbajtur familjet e sigurta, ndërkohë që burrat shpesh janë larg shtëpisë.

Debati nuk është i ri, sipas The Indipendent, është bërë edhe kohë më parë, por sërish nuk është reaguar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035423994064331
array(1) { ["section"]=> string(75) "indonezi-kerkohet-test-virgjerie-per-grate-qe-duan-te-hyjne-ne-ushtri-11185" }