Indonezia në prag të pushtimit nga majmunët, angazhohet ushtria

Publikuar tek: bota, më 16:34 04-08-2017 Indonezia në prag të pushtimit nga majmunët, angazhohet ushtria

Mund të duket e çuditëshme, por është e vërtetë, Indonezia ka angazhuar ushtrinë dhe policinë kundër majmunëve që plaçkisin shtëpitë.

Sipas mendive vendase, janë rregjistruar disa raste të invadimit të shtëpive nga majmuanët. Autoritetet e vendit kanë vendosur të intervenojnë pas dështimit të përpjekjes së banorëve për të mbrojtur me shkopinj kundër majmunëve, të cilët kanë filluar të plaçkisin arat dhe shtëpitë dhe madje edhe të sulmojnë njerëzit, ka njoftuar gazeta “Jakarta Post”.

Në ndërkohë, theksohet se deri më tani nga majmunët janë sulmuar 13 persona, kryesisht fëmijë dhe pleq, shkruan AA. Banorët e rajonit shprehen se sulmet e majmunëve përsëriten gjatë çdo sezoni të thatësirës dhe se në fakt problemi qëndron të dëmtimi i habitateve natyrore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kulla 336.804 metër e lartë në Dubai përfshihet nga flakët (VIDEO)
Shqiptari më i “urryer” në Amerikë dënohet me burg nga gjykata »
Article Logic
Execution time: 0.010313987731934
array(1) { ["section"]=> string(68) "indonezia-ne-prag-te-pushtimit-nga-majmunet-angazhohet-ushtria-88259" }