Infektimi i 13 mjekëve të QSUT, Pipero: Infermieres i është kërkuar të izolohet në shtëpi, ajo ka neglizhuar dhe ditën tjetër shkoi në punë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 27-05-2020 Infektimi i 13 mjekëve të QSUT, Pipero: Infermieres i është kërkuar të izolohet në shtëpi, ajo ka neglizhuar dhe ditën tjetër shkoi në punë Mjeku Pellumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme sesi ka ndodhur infektimi me covid-19 i personelit shëndetësor dhe pacientëve në QSUT, të konfirmuar pozitivë sot.

Në emisionin e Eni Vasilit, Pipero ka thënë se infermierja që ka infektuar kolegët dhe pacientët ka shfaqur shenja të koronavirusit dhe i është kërkuar që të qëndronte në shtëpi, të vetëizolohej. Mirëpo, siç tha mjeku, infermierja i ka neglizhuar rekomandimet dhe ditën tjetër është paraqitur në punë duke infektuar kolegët dhe pacientët.

“Ka qenë me covid-19, i kanë sugjeruar të izolohet në shtëpi. Mesa di unë ajo i ka neglizhuar këto masa dhe ditën tjetër ka shkuar në punë. Ndodhi ajo që ndodhi”, tha Pipero.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme kryeministri Rama lajmëroi se nga 1 qershori do të hiqen masat kufizuese, por qytetarët nuk duhet të neglizhojnë rregullat pasi vazhdimësia ëhstë në dorën e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009443998336792
array(1) { ["section"]=> string(143) "infektimi-i-13-mjekeve-te-qsut-pipero-infermieres-i-eshte-kerkuar-te-izolohet-ne-shtepi-ajo-ka-neglizhuar-dhe-diten-tjeter-shkoi-ne-pune-208059" }