Infektimi i Piperos krijon polemika, më në fund Brataj tregon: Vaksina na mbron pas...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:31 27-01-2021 Infektimi i Piperos krijon polemika, më në fund Brataj tregon: Vaksina na mbron pas... Skënder Brataj

Testi pozitiv i Covid-të i mjekut Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët që mori dozën e vaksinës së koronavirusit ka krijuar polemika në vend. 

Kjo situatë ka krijuar pikëpyetje për efektshmërinë e vaksinës.

Por kreu i emergjencës kombëtare, Skënder Brataj më në fund ka treguar edhe kohën që i duhet vaksinës për të qënë e efektshme.

Në emisionin Opinion, Brataj ka pohuar se ajo nis 28 ditë pasi merret doza e dytë e vaksinës.

I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare tha se deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë  rreth 600 persona.

“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të  popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”-tha Brataj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kë do të votoje sot? Del SONDAZHI i kompanisë italiane për zgjedhjet: PS dhe PD me rritje të lehtë, LSI merr tatëpjetën (FOTO)
Psikologia tregon ngjarjen e ‘shëmtuar’: Babait tim i vodhën sendet personale kur… »
Article Logic
Execution time: 0.011871099472046
array(1) { ["section"]=> string(88) "infektimi-i-piperos-krijon-polemika-me-ne-fund-brataj-tregon-vaksina-na-mbron-pas-236668" }