Infektimi i stafeve mjekësore nga koronavirusi, Manastirliu publikon FOTOT: Ngrihen çadrat e triazhit edhe te Trauma, do filtrohen rastet e dyshimta

Publikuar tek: politike, më 20:27 26-03-2020 Infektimi i stafeve mjekësore nga koronavirusi, Manastirliu publikon FOTOT: Ngrihen çadrat e triazhit edhe te Trauma, do filtrohen rastet e dyshimta Çadrat e triazhit para Urgjences se Spitalit te Traumes

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar pak më parë disa foto nga ngritja e çadrave të triazhit para Urgjencës së Spitalit të Traumës, të cilat do të shërbejnë për filtrimin e rasteve të dyshuara me covid-19.

“Ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur”, shkruan Manastirliu, ndërsa shpërndan dhe fotot.

Kujtojmë se, edhe para Urgjencës së Spitalit Infektiv janë ngritur çadra të rilla për të filtruar personat që kërkojnë ndihmë mjekësore, para se ata të futen në ambientet e spitalit, për të shmangur infektimin e mjekëve dhe stafeve të spitalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087039470672607
array(1) { ["section"]=> string(152) "infektimi-i-stafeve-mjekesore-nga-koronavirusi-manastirliu-publikon-fotot-ngrihen-cadrat-e-triazhit-edhe-te-trauma-do-filtrohen-rastet-e-dyshimta-200206" }