Infektohen me Covid-19 dy punonjës të policisë, karantinohen 7 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 14-07-2020 Infektohen me Covid-19 dy punonjës të policisë, karantinohen 7 të tjerë Ilustruese

Dy punonjës policie në Tiranë kanë rezuluar pozitivë me koronavirus.

Si pasojë janë karantinuar edhe 7 efektivë të tjerë. Dyshohet se punonjësit janë infektuar gjatë punës së tyre në terren.

Mësohet se njëri nga efektivët e prekur është shtruar në spitalin e Infektivit.

Si masë parandaluse për përhapjen e Covid-19, në hyrje të Drejtorisë Vendore të policisë së Tiranës është vendosur një tunel dizinfektues, ndërsa qytetarët nuk lejohen të marrin shërbim nëse nuk kanë maskën.

Kujtojmë që ditët e fundit vendi ynë ka shënuar një rritje të rasteve me Covid-19. Ditën e sotme 2 persona humbën betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan 96 raste të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008965015411377
array(1) { ["section"]=> string(77) "infektohen-me-covid-19-dy-punonjes-te-policise-karantinohen-7-te-tjere-213825" }