Infektohen me Covid 4 punonjëse të postës në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 29-09-2020 Infektohen me Covid 4 punonjëse të postës në Durrës

Katër punonjës të postës së Durrësit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Bëhet me dije se të infektuarit janë punonjës shërbimi dhe sportelistë.

Kjo ka shkaktuar dhe frikë tek qytetarët për shkak të kontakteve të shumta që kanë pasur punonjësit me qytetarët.

Nuk dihet ende sesi janë infektuar punonjësit.

Kujtojmë që deri në vendin tonë 384 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 13518.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01187801361084
array(1) { ["section"]=> string(58) "infektohen-me-covid-4-punonjese-te-postes-ne-durres-222161" }