Infektohet me Covid-19 bashkë me djalin 3-vjeçar, Pink dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:11 04-04-2020 Infektohet me Covid-19 bashkë me djalin 3-vjeçar, Pink dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë

Të shumtë janë personazhet e njohur në botë, që janë prekur nga koronavirusi.

Rasti më i fundit është këngëtarja e njohur Pink, e cila ka deklaruar në rrjetet sociale se ajo dhe djali i saj kanë kaluar javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.

Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës, raporton CNN.

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.

Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

‘Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë’, shkroi ajo në Twitter.

Më tej, këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të ‘mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona’.

Pink do të dhurojë 1 milion dollar- 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.

shutterstock_editorial_10366611ah_huge.jpg

Pink-Tribute-Dolly-Parton-February-2019.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088870525360107
array(1) { ["section"]=> string(109) "infektohet-me-covid-19-bashke-me-djalin-3-vjecar-pink-dhuron-1-milion-dollare-per-te-luftuar-pandemine-201287" }