Infektohet me COVID-19 deputeti shqiptar, dikur ‘pushtonte’ skenat si këngëtar

Publikuar tek: rajon, më 21:15 21-10-2020 Infektohet me COVID-19 deputeti shqiptar, dikur ‘pushtonte’ skenat si këngëtar Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

“Të dashur miq, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale’ shkruan ai.

Kujtojmë se Memli Krasniqi përpara se t’i futej politikës ka qenë këngëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”, grup i cili “pushtonte” skenat me këngë që këndohen edhe në ditët e sotme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtyhet procesi për dosjen ‘Habilaj’, Gjykata italiane kërkon kohë të dëgjojë avokatët
‘Avullimi’ i 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, kjo është kompania të cilës iu dërguan paratë »
Article Logic
Execution time: 0.01329493522644
array(1) { ["section"]=> string(82) "infektohet-me-covid-19-deputeti-shqiptar-dikur-pushtonte-skenat-si-kengetar-224645" }