Infektohet me Covid-19 lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi Dritan Abazovic

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 08-11-2020 Infektohet me Covid-19 lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi Dritan Abazovic

Dritan Abazoviç është politikani i radhës i infektuar me Covid-19. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi. Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter” Abazoviç shkruan se është izoluar dhe ka nisur trajtimin mjekësor, ndërkohë që u kërkon njerëzve të kujdesen për veten.

“Pas testimit ​​që bëra, dola pozitiv me Covid-19. Ndihem mirë, jam në karantinë dhe shpresoj që së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në punë. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, mbani maskat dhe ruani distancën,”- shkruan ai.

Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapić propozoi Dritan Abazović si Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes, por ky i fundit ka kërkuar pozicione më shumë.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stafi i prekur me COVID-19, mbyllet shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër
Parashikimet e konspiracionistit Alfred Cako: Kamala Harris vaksinohet në shkurt dhe vdes, vendin e saj e merr... »
Article Logic
Execution time: 0.013791084289551
array(1) { ["section"]=> string(90) "infektohet-me-covid-19-lideri-i-levizjes-qytetare-ura-ne-malin-e-zi-dritan-abazovic-226952" }